E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi i karburanteve në Shqipëri prek “majat”
Publik News

Çmimi i karburanteve në Shqipëri prek “majat”

Çmimi i naftës në Shqipëri po rritet në mënyrë mjaft të shpejtë, duke arritur rekorde në treg. Një litër naftë këtë fundjavë po i afrohet cmimit prej 180 lekë, pasi në pikat e tregtimit më pakicë litri ka rritur në 177 lekë, 5-7 lekë më shumë nga vetëm pak ditë më parë.

Por nuk është vetëm nafta. E njëjta tendencë është vënë re edhe për nënproduktet e saj dhe gazin natyror, që gjithashtu kanë pësuar rritje në çmim. Në treg, çmimi i gazit po i kalon 89 lekë për litër.

Rritja e karburanteve vjen në të njëjtën linjë me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, pasi një fuçi naftë gjatë muajit muajit shtator është rritur nga 55$ për fuçi, në 80 dollarë.

Shqiptarët po përballen një shtrenjtim të kostos së jetesës, pasi fillimisht rritja nisi me 10 lekë të reja për çmimin e bukës, e po ashtu është parashikuar që të rritet edhe çmimi i kafes.

https://www.instagram.com/p/CUoElEwoBTi/?utm_medium=copy_link

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.