E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në krizë deri në prill 2022, Rama firmos emergjencën energjetike
Publik News

Në krizë deri në prill 2022, Rama firmos emergjencën energjetike

Është shpallur edhe zyrtarisht me firmën e kryeministrit, Edi Rama, gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se gjendja e emergjencës do të zgjasë deri në 15 prill 2022, kur është edhe periudha që pritet të kulmojë kriza energjetike.

Masa më drastike që gjendet në këtë VKM është kompanitë që menaxhojnë prodhimin, shit-blerjen dhe shpërndarjen e energjisë në vendin tonë, KESH, OST dhe OSHEE, të pezullojnë të gjitha planet e investimeve përveç atyre të domosdoshme. Pra kërkohet që këto ndërmarrje që qarkullojnë qindra milion euro të mos bëjnë tani për tani më blerje dhe tendera.

Në vendim thuhet gjithashtu, se do të ngihet një grup ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.

Po ashtu menjëherë pas hyrjes së fuqi të vendimit do të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Sipas vendimit këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër në mënyrë që të shmanget rritja e menjëhershme faturës së energjisë si pasojë e importit, është ngarkuar Ministria e Financave që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.