Gazetarët e pyesin për satelitët në orbitë/ Rama: Qeshni, qeshni se ju bën mirë për shëndetin
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Një nga pyetjet që gazetarët i bënë ishte lidhur me satelitët shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2” që do ngrihen në orbitë, deklaratë kjo e vetë Ramës dje në seancën parlamentare.
Duke parë një lloj ironie në pyetjen e gazetarëve, Rama u përgjigj po me ironi: “Kini durim, qeshni se e qeshura shëndet është dhe ju bën mirë të gjithëve”.
“ Shqipëria do ketë satelitë shumë shpejt për të kontrolluar rendin, do ketë edhe dronë inteligjentë që do na shërbejnë. Janë mjete të një teknologjie të re që do monitorojnë shumë gjëra, që nga kufijtë, te ndërtimet, tek informacioni që i duhet strukturave të shtetit për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, për të mbjellat e bujqësisë, për shumë çka si dhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme.
Do shmangin policët e korruptuar. Nuk ka nevojë të jesh vend shumë i zhvilluar për të bërë një kapërcim të tillë përtej imagjinatës. Satelitët do jenë shumë shpejt, ashtu si dhe dronët dhe do rrisë kapacitetet e kontrollit të territorit në të gjitha aspektet ,për zjarret, për emergjencat civile,” shtoi kryeministri.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për media, ku foli për një vijë të kuqe për të gjitha punësimet partiake në administratë.Njëkohësisht për një proces tjetër të ri transofrmimi të brendshëm dhe hapjeje dhe në bazë të disa vendimeve puna në territor do zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër për të verfifikuar cilësinë e përfshirjes të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të re për te ecur më tutje, ajo që do nënvizoja si shumë të rëndësishme nga kjo mbledhje është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e Partisë dhe do thellohet është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Ta kenë të gjithë të qartë, kjo nuk është propagandë, kjo është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në një nivel tjetër të cilësisë dhe qasjes së administratës në raport me publikun. Nëse në shërbimin civile kemi garantuar tanimë që proceset e rekrutimeve kalojnë në kanale ligjore përmes konkurseve të Departamentit të Administratës Publike, në pjesën tjetër të administratës kemi një problematikë serioze të trashëguar në 30 vjet, por duhet ta qasim me forcë dhe vendosmëri”,
Kryeministri Edi Rama sqaroi deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvend që ishte një tjetër thirrje për bashkëqeverisje ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Shefi i Qeverisë tha se duhet të thyhen disa barriere që janë vendosur me kohën dhe që qëndrojnë për inerci.
Pyetje
I bëtë dje kreut të PD një ofertë për bashkëqeverisje, a ishte e sinqertë?
Edi Rama: PS është në një proces reflektimi se proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qënorjmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, na kanë ndihmuar edhe të kuptojmë se vetëpërmirësimi është domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin.
Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme por ne nuk do e harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve e atyre duhet t’u japim shansin të përfshihen në familjen tonë politike, duke thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty, e ti japim mundësi shqiptarëve të ndihen mirë për sa na takon jo se ne i bëjmë mirë të gjitha gjërat as se ne nuk bëjme gabimet tona, por se bëjmë gjithmonë më të mirën tonë që më e mira të bëhet dhe për të tjerët.
A do hyni në negociatë me PD për të siguruar votat për reformën në drejtësi?
Edi Rama: Reforma ne drejtesi nuk është dicka për t’u negociuar por për tu kryer dhe në këtë pikë është e qartë për të gjithë që kthim prapa nuk ka, qendrim në vend nuk ka, e kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh interesave të vendit, aleancave te vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



