Pas 7 muajsh në arrati, Stresi shfaqet në “Foltoren” e Sali Berishës në Korçë
“Foltores” së Sali Berishës, i është bashkuar edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Këngëtari është filmuar mes demokratëve në hyrje të ambientit ku po mbahet ‘foltorja’ e radhës e liderit historik të Partisë Demokratike.
Stresi njihet si një nga mbështetësit e Berishës dhe gjithmonë merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga Partia Demokratike, ku në disa protesta është bërë protagonist.
Kujtojmë se këngëtari kohët e fundit ka jetuar në Londër, por është rikthyer disa ditë më parë.
Kujtojmë se policia e kishte shpallur në kërkim Stresin, por ky i fundit, pas kthimit nga arratia disa ditë më parë, lëviz i qetë në Shqipëri.
Stresi u shpall në kërkim nga Policia, si organizator i protestave për vrasjen e Klodian Rashës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



