E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ivanoviç: Fjalimi i Ramës skandal, u ndjeva i sulmuar
Lajme

Ivanoviç: Fjalimi i Ramës skandal, u ndjeva i sulmuar

Zeljko Ivanovic, gazetari malazez i ‘Vijesti’ e ka cilaësuar skandal fjalimin e Ramës tek sa fliste për mediat në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ai ka thënë se u ndje i sulmuar ndërsa tha se Rama foli siç do të fliste Trump apo Vuçiç

FJALIMI I ZELJKO IVANOVIC

Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rendësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar.
Për 13 vite me radhe, tre herë në ditë redaktori bërtët: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojme per besueshmerine e burimeve, per historite qe do mbulojme te nesermen. Tre here ne dite kjo per kaq shume vite, e pas kesaj nje Kryeminister del ketu sic doli zoti Rama per 25 minuta e na thote sesi media duhet te jete e besueshme. Sigurisht qe duhet te jete e tille. Ne jemi te besueshem. Por problemi ka ate beje me politikanet. Psh; ne Malte ndodhi nje vrasje, dhe keto lloj fjalimesh prodhojne keto vrasje. Kryeministri atje per vite I thoshte gazetares qe nuk kishte besueshmneri. Dhe me ne fund ajo u ekzekutua nga mafia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.