Policia zbulon biznesin që prodhonte Bitcoin në Krujë! Detajet e operacionit
Një aksion kontrolli kundër vjedhjes së energjisë elektrike po zhvillohet nga Drejtoria e OSHEE në Krujë
Gjatë kontrolleve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër to dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin).
Laboratori i bitcoin u zbulua në hyrje të qytetit të Krujës. Për laboratorin e bitcoin u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi me iniciale F.M., pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.
Mësohet se aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



