540 shoferëve do u shkojë sot gjoba në shtëpi nga ‘radari inteligjent’
Policia e Shtetit thotë se po kontrollon qarkullimin e automjeteve në rrugë, duke përdorur edhe makinën inteligjente, përveç radarëve, dronëve, mjeteve të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.
Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit makina inteligjente ka evidentuar në shkelje, 540 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.
” Janë pezulluar 94 leje drejtimi, nga të cilat 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë që gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore me Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, paralajmërojnë se do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



