Sali Berisha i bën thirrje Sekretarit Amerikan të Shtetit: Dërgo në gjykatë çdo fakt dhe provë
Unë kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken, të dërgojë në gjykatën e Parisit cdo provë fakt dhe dokument që ka për Berishën, por ju garantoj se ka zero, zero…”, tha Berisha nga foltorja me demokratët në Kavajë.
Më tej ish-kryeministri vijoi duke thënë: “Problemin tim, unë e kisha zgjidhur. E kisha zgjedhur rrugën. Këtu para jush dhe njëherë ju them, rroftë drejtësia”.
Në maj të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpalli të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Blinken u shpreh se aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.
Sekretari po ashtu shpalli non grata edhe anëtarët e familjes së ish-kryeministrit si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
“Aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri” shkroi Blniken për ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



