E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian  Çani lëshon gojën për shqiptarët: Shqyejnë pula dhe mish
Lajme

Arian Çani lëshon gojën për shqiptarët: Shqyejnë pula dhe mish

Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se pjesa dërrmuese e popullit shqiptar, nuk kanë ndonjë interes për politikën dhe zhvillimet në vend.

Çani me një gjuhë ta vrazhdë, tha se shumë prej shqiptarëve mezor presion fundjavën që të shqyejnë mish, dhe nuk e kanë fare mendjen te ajo që ndodh rreth tyre.

“Populli është jashtë loje. Përveç shumë pak vetëve. Shqyejnë pula dhe mish, mezi presin fundjavën, Ta dish numrin e lopëve dhe viçave që shqyhen në këtë vend. Jam dëshmitar. Lëre çfarë thonë varfëri e madhe. Lajm i rremë. Këtu bëhet nami. Vend informal, bubërrojnë të gjithë, trafiku lart. E pësojnë 3-4 veta.

Ne po e veshim me tis të rëndësishëm, kjo nuk ekziston. Prandaj Basha është i qetë.

Amerikanët janë ata që janë dhe ende nuk po i thonë SPAK-ut të turret diku. Kur SPAK-u të turret… Do të fshihemi pas gishtit? Ky vend është më keq se vendet e botës së tretë në Afrikë. Kjo histori mund të gjendet në një vend të mbaruar të Afrikës. Ju bëj thirrje atyre që na shohin, të bëjnë diferencën. Ata që konsumojnë politikë, se të tjerët, vetëm hanë dhe dhjesin…

Në Maqedoni dhe Kosovë, që zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, nuk pati incident. Edhe aty jetojnë shqiptarë”, tha ndër të tjera Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.