E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po transportonin  drogë në aksin Dukagjin-Shkodër, 4 arrestime
Lajme

Po transportonin drogë në aksin Dukagjin-Shkodër, 4 arrestime

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar si “Bzheta”, duke arritur të arrestojësekuestrojë 96,5 kg kanabis dhe të arrestojë katër transportuesit e saj: Prel Zefi, Albert Logu, Pllum Fusha dhe Besnik Bludaj

U deshën disa muaj hetime nga Seksioni për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për zhvillimin e operacionit dhe arrestimin e katër trafikatëve:

Prel Zefi, 30 vjeç;  Albert Logu, 21 vjeç – të dy banues në Shtoj të Ri dhe Pllum Fusha, 37 vjeç, banues në Grudë e Re e Besnik Bludaj, 40 vjeç, banues në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Policia kishte marrë informacion se ata po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në Bzhetë, forcat e Policisë kanë ndaluar tre makina që drejtoheshin nga Besnik Bludaj, Prel Zefi dhe Pllum Fusha.

Në automjetin që drejtohej nga Pllum Fusha ishte pasagjer i katërti i arrestuar, Albert Logu. Gjatë kontrollit brenda furgonit të Prel Zefit, policia gjeti 96,5 kg kanabis.

Krahas lëndës narkotike u sekuestruan edhe tre makinat dhe 8 celularë. Dosjet e tyre i i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për dy vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.