E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do t’i  dekretojë presidenti Meta  zgjedhjet lokale në 6 bashki?
Politikë

A do t’i dekretojë presidenti Meta zgjedhjet lokale në 6 bashki?

Tiranë- Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për njohjen e procesit të 30 Qershorit i lë “topin” në derë Presidentit Ilir Meta për të shpallur datën e re të zgjedhjeve lokale për gjashtë bashki. Zgjedhjet e parakohshme lokale pritet që të zhvillohen në; Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës, Shkodër dhe Vorë.

Në pesë bashki, kryetarët janë të komanduar, përkatësisht në Lushnje për shkak të arrestimit të kryetarit Fatos Tushe për korrupsion, në Durrës për shkak të dorëheqjes së Valbona Sakos, në Vorë Agim Kajmaku u kap nga ligji i dekriminalizimit, në Dibër Dionis Imeraj kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit dhe në Rrogozhinë për arsye se Haxhi Memolla ndërroi jetë.

Në Shkodër Voltana Ademi qëndron në detyrë për shkak se Valdrin Pjetri u zbulua se prekej nga ligji i dekriminalizimit përpara se të merrte drejtimin e institucionit.

Deri më tani, Ilir Meta është shprehur kundër shpalljes së një date të re për zgjedhje lokale në këto bashki, pasi nuk e njihte 30 Qershorin si proces legjitim, por tashmë që Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e tij dhe të opozitës është i detyruar që të shpallë datën.

Partia Socialiste pak ditë më parë përmes sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri u shpreh e gatshme për zgjedhjet e parakohshme lokale në këto gjashtë bashki.

Tani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti i republikës është i obliguar të shpallë zgjedhje të reja së paku në këto pesë bashki.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.