E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u gjet në malin me gropa biznesmeni i ekzekutuar, roli i Ferdinand Rrushit,  u vra një ditë pasi…
Lajme

Si u gjet në malin me gropa biznesmeni i ekzekutuar, roli i Ferdinand Rrushit, u vra një ditë pasi…

Pas 13 ditësh i deklaruar si i zhdukur në mënyrë enigmatike është gjendur trupi i pajetë i biznesmenit të inerteve, Ruzhdi Hoxha.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ekzekutimi i biznesmenit është kryer një ditë pasi në media doli lajmi për zhdukjen e tij.

43-vjeçar është gjetur në malin e Dajtit, në vendin e quajtur Mali me Gropa. Hetuesit ndoqën itinerarin e mjetit të Rruzhdi Hoxhës. Fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli me qen të kërkimit të gjurmës, FNSH e dhjetëra forca të DVP Tiranë dhe është arritur tek trupi i viktimës. Burimet thanë se trupi i viktimës ka shenja dhune. Trupi i pajetë është gjetur në një shkëmb nga qeni i policisë.

Hoxha kishte qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij Ferdinand Rrushi dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, teksa po mbahet për llogari të drejtësisë italiane e cila kërkon për çështje droge. Rrushi ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

Ai pretendon, i cili se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e treshit në Tiranë, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Version se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në afërsi të një stacioni.

Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Burimet i thonë Top Channel njëherazi teksa kanë ndjekur itinerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.

Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine që njëherazi ka treguar se borxhet që ka patur i ati i ka shlyer ai.

Njoftimi i policisë

“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021
Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.