E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata bllokon urdhrin e Joe Biden për vaksinimin e detyrueshëm në kompanitë e mëdha
Lajme

Gjykata bllokon urdhrin e Joe Biden për vaksinimin e detyrueshëm në kompanitë e mëdha

SHBA – Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokoi përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden për të bërë të detyrueshëm vaksinimin në kompanitë e mëdha.

Ky urdhër i kreut të Shtëpisë së Bardhës parashikon që të gjithë punëtorët në kompanite private me më shumë se 100 persona duhet të vaksinohen plotësisht ose të testohen çdo javë.

Por gjykata e Apelit deklaron se ka gjetur shkelje të rënda statutore dhe kushtetuese në këtë urdhër, që pritet të hyjë në fuqi në muajin janar.

Aktualisht 5 shtete të drejtuara nga republikanët, Texas, Louisiana, Mississippi, South Carolina dhe Utah, si dhe kompani të ndryshme apo grupe fetare kanë bërë padi ndaj këtij urdhri të presidentit.

Ata e akuzojnë presidentin për tejkalim të kompetencave, pasi urdhra të tillë mund të ndërmerren nga shtetet dhe jo nga autoritetet federale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.