Gjykata rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti!
Tiranë- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti i cili kërkon rikthimin e parave të sekuestruara. Në 13 shkurt të këtij viti ish-shefi i kardiologjisë në QSUT ra në pranga pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë cash në zyrë e shtëpi.
Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



