E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngacmonte nxënëset me mesazhe erotike, gjykata cakton masën e sigurisë për drejtorin e shkollës!
Publik News

Ngacmonte nxënëset me mesazhe erotike, gjykata cakton masën e sigurisë për drejtorin e shkollës!

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë për drejtorin e shkollës Adriatik Haxhillari në  Stropckë të Pogradecit, pasi akuzohet se ngacmonte nxënëset e mitura.

NE FOTO,DREJTORI I SHKOLLES STRPCKE

Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa avokati i tij thotë se Haxhillari nuk ka pranuar akuzat.

Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarët e të akuzuarit, të cilët për shkak të çështjes nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit.

Jashtë kamerave familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj drejtorit  të shkollës së Stropckës, duke thënë se i është ngritur kurth për shkak të postit.

59 vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy 14 vjecareve. Ai u arrestua ditën e shtunë nga policia, ndërsa gjykata e la në burg për 40 ditë.

ARRESTIMI

Drejtori 59-vjeçar i shkollës në fshatin Stropckë përfundoi në pranga gjatë fundjavës pas ngacmimit seksual që u kishte bërë dy nxënëseve 14-vjeçare. Haxhillari dyshohet se ka bërë veprime ngacmuese ndaj 2 vajzave të klasës së 9-të fillimisht në ambientet e shkollës dhe më pas u ka dërguar mesazhe nëpërmjet celularit në orët e vona të natës. Zbulimi u bë rastësisht, pasi vajzat nuk kishin treguar në familje, ndërsa ngacmimet seksuale kanë zgjatur për një periudhë gati 1-mujore. Kafshime të buzës gjatë orës së mësimit, ngacmime në oborrin e shkollës dhe më pas edhe SMS në numrat e celularit në orën 23:00 duket se kanë qenë ato që kanë bërë që drejtori, i cili njëherazi jepte edhe lëndën e gjeografisë, të përfundojë në pranga. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14- vjeçare”, sqaroi Policia e Pogradecit.

ZBULIMI I NGJARJES

Sipas të dhënave, dy të miturat, nxënëse të klasës së 9- të, nuk u kanë treguar familjarëve se po ngacmoheshin nga drejtori. Burimet thanë se vëllai i njërës prej vajzave ka zbuluar fillimisht mesazhet që drejtori i kishte dërguar motrës së tij minorene. Pas kësaj, ai ka shkuar në shkollë dhe ka goditur me grusht drejtorin. Një ditë më vonë drejtori e ka thirrur të riun dhe i ka kërkuar falje, duke i premtuar se çështja do të mbyllej. Por Haxhillari nuk e ka mbyllur me kaq, duke dërguar sërish mesazhe në celular dhe duke bërë shenja dhe “kafshime buzësh” në ambientet e shkollës.

Më pas njëra prej vajzave i është drejtuar mësueses kujdestare, ndërsa më pas e mitura është shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit për të dhënë dëshminë e saj. E mitura jetonte me gjyshërit dhe vëllanë e saj adoleshent, pasi prindërit ishin emigrantë në shtetin grek, ndërkohë që ngacmimet me mesazhet në celular përmbanin fjalor të papërshtatshëm. Pas bisedës me mësuesen kujdestare, edhe e mitura tjetër ka ngritur të njëjtin shqetësim dhe së bashku me babanë e kësaj të fundit, ato kanë shkuar në komisariat për të denoncuar këtë rast, ndërsa Policia ka arrestuar drejtorin.

Në prani të psikologes, dy vajzat e mitura rrëfyen shenjat provokuese që merrnin nga drejtori gjatë orëve të mësimit dhe SMS-të me përmbajtje provokuese që u vinin gjatë orëve të natës. Drejtori i shkollës, sipas të dhënave të Policisë, në asnjë rast nuk e ka pranuar ngjarjen, duke mohuar kategorikisht ngacmimin e vajzave.

Si i gjeti drejtori numrat e nxënëseve

Mësuesi i gjeografisë, i cili mbante gjithashtu edhe postin e drejtorit të shkollës, ka ngacmuar adoleshentet jo vetëm gjatë kohës që ato ishin në shkollë, por edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se është duke u punuar për të verifikuar mesazhet dhe telefonatat në celular sipas pretendimeve të vajzave. Gjithashtu, dyshohet se drejtori mund t’i ketë siguruar numrat e tyre të kontaktit për shkak se kishte akses te sistemi online që është përdorur për të zhvilluar mësimin gjatë periudhës së pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.