E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buxheti për KLP-në shkakton debate tek Ligjet/ Alibeaj: A mos duhet të aludoj për ndonjë fill të kuq lidhjeje me pushtetin?
Lajme

Buxheti për KLP-në shkakton debate tek Ligjet/ Alibeaj: A mos duhet të aludoj për ndonjë fill të kuq lidhjeje me pushtetin?

Projektbuxheti për vitin 2022 për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka përplasur këtë të enjte në Komisionin e Ligjeve, deputetin e PD-së Enkelejd Alibeaj me kryetaren socialiste, Klotilda Bushka.

Bushka kërkoi që demokrati të jetë i kujdesshëm dhe të mos intimidojë një institucion të pavarur si KLP. “Ju s’mund t’i drejtoheni me këtë gjihë institucioneve të pavarura, ju tërheq vëmendjen, s’mund ti intimidoni instituicionet e pavarura, ju sapo më tërhoqet vëmendjen mua për ifluencim në përgjigje. S’jeni ju ai që ju ka ngarkuar ligji të kërkoni llogari s’mund ti drejtoheni atyre si kontrollori i cilësisë”, tha Bushka.

Ndërhyrja e Bushkës erdhi pasi Alibeaj kërkoi që përfaqësuesi i KLP të përgënjeshtronte aludimin që ngriti demokrati për “ndonjë fill të kuq lidhjeje me pushtetin”.

REPLIKAT

Enkelejd Alibeaj: Ju jo vetëm që e keni për detyrë kushtetuese, e pritshme në 17 qershor 2022 por ju që prej 3 viteve keni niur me vetingun. Nuk është se ju bie si bombë fakti që në 17 qershor do nisni nga ky proces, pra jeni gati. Me ckuptova unë, për cështje të vetingut, në 2022 ju si KLP nuk keni ndërmarrë asnjë masë apo veprim lidhur me ministrinë e Financave për të përcaktuar nevoja shtesë, para shtesë sic kishte bërë dhe KLGJ ca kohë më parë.

Pse ju nuk e keni bërë një gjë të tillë në pavarësiëne tuaj për këtë proces por u shprehët si të vendosë parlamenti do ia lërë KLGJ apo KLP, ku e dini ju që do ndryshoje Kushtetuta?

Për ju si juristë situata është kjo që është në 17 qershor ju si KLP keni detyrimin të nisni me cështjen e parë të vetingut të prokurorëve, s’keni bërë kërkesë ndaj ministrisë së Finanacave do të thotë që ju keni mekanizma, cfarë pune keni juve me se cbën grupet parlamentare politike në parlament me iniciativat e tyre?

 Alfred BALLA: Ju thate ku e dini ju, unë u nisa në parantezë thashë që në faqen zyrtare te Kuvendit është publikaur nisma ligjore për ndryshimin e nenit kushtetues.

Enkelejd Alibeaj:  Ti po thua mirë me vjehrrën mirë me nusen, nuk shkon. Ja ta them unë cila është nusja e vjehrra. KLGJ ka bërë kërkese si cdo institucion tjetër. Kanë parë që në 2022 ndodh vetingu i gjyqtareve kanë marrë masat kanë bërë studim kanë bërë kërkesë te financat, qeveria, KLP 11 andej 11 këndej 6 andej 6 këndej, jeni simetrik dhe në funksione e duhet të jeni sinetrik dhe në reagim. Ju vini këtu e thoni po deshi qeveria të na japë para ne s’kemi bërë kërkese.

Klotilda Bushka: Ju s’mund t’i drejtoheni me këtë gjihë institucioneve të pavarura, ju tërheq vëmendjen, s’mund ti intimidoni instituicionet e pavarura, ju sapo më tërhoqet vëmendjen mua për ifluencim në përgjigje. S’jeni ju ai që ju ka ngarkuar ligji të kërkoni llogari s’mund ti drejtoheni atyre si kontrollori i cilësisë.

Enkelejd Alibeaj:  Nuk është intimidim, nëse e merrni për intimidim intimidohuni, pak rëndësi ka kjo.

A mos ndoshta duhet të aludoj për ndonjë fill të kuq lidhjeje me pushtetin? Me përgjigjen tuaj më dhatë të mendoj që ju paskeni një afiliacion me qeverinë? Më përgenjështroni.

Klotilda Bushka: Gjithcka këtu bëhet për qëllimet e politikës. Po të jeni të shqetësuar vërtet për pavarësinë e gjyqësorit në 2019 kur paraqitëm një nismë ligjore ju bojkotuat. Në atë kohë do ishit me ne e sot do kishim studentë që plotësohen.

Enkelejd Alibeaj:  Nëse keni ndërmend që sistemin gjyqësor ta mbushni me militantë të fondacionit “Qemal Stafa” kurrë s’do ta keni.

Klotilda Bushka: Nëse i quani militantë studentët e magjistraturës se në dëgjesë i dhatë vlerë srtudentëve që dalin sot i quani militantë i bëni komentet sipas interesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.