E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dua Lipa i kërkon publikisht Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën
Lajme

Dua Lipa i kërkon publikisht Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa i ka bërë një kërkesë publike Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Teksa pranoi Çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, këngëtarja tha se të gjitha kriteret janë përmbushur dhe Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave mbi tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose për kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?.

Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve dhe të shëronte lëndimin nga konflikti i fundit?”,- tha artistja.

1

Pas fjalimit të saj, Dua ftoi në skenë Presidenten Vjosa Osmani.

“Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, Presidente Vjosa Osmani”,- tha këngëtarja shqiptare.

2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.