E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del emri i dytë i atentatit, ja kush është viktima, dikur grabitën shtëpinë e Elton Çiços
Lajme

Del emri i dytë i atentatit, ja kush është viktima, dikur grabitën shtëpinë e Elton Çiços

Në atentatin e sotëm ku vdiqën dy personat, një prej tyre është Erigers Mihasi. Ai është një emër i njohur e njihet si një mik i Vis Martinaj, një emër i njohur për botën e krimit.

Ndërsa mësohet edhe emri i viktimës tjetër ai është Armando Dumani, edhe ky person me precendet penal. Dumani ka qenë pasagjer në momentin kur është qëlluar, ndër Mihasi ishte në timon.

Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu 2 persona të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, në zonën e Astirit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat janë lëshuar nga ana e shoferit dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë.

“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bën me dije policia.

Mësohet se 26-vjeçari ka qenë pjesë e grabitjes së një banke.

Mihasi dhe Dumani janë shokë dhe bëjnë pjesë në një grup kriminal.

Erigers Mihasi akuzohet për grabitje e prindërve të Elton Çiços, ndërkohë që dyshohet si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.

Ndërkohë edhe Ervis Martinaj është një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, i akuzuar për disa ngjarje të rënda që kanë ndohur në kryeqytet, ndërsa përmendet edhe në gjyqin e Emiliano Shullazit.

Gjithashtu ai në 20 tetor 2013 ka kërcënuar se do ta vrasë shefin e repartit special “Shqiponja”, Ëngjëllush Avdula, ndërsa emri i tij lakohet edhe për vrasjen e Artan Santos. Një tjetër ngjarje ku ai ka qenë i përfshirë është edhe ajo në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj u plagos. Në njoftimin e dhënë nga policia, emrat e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit nuk u bënë të ditur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.