E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flutura Açka kërkon marrjen e masave për gjuhën e kryeministrit në Kuvend: Sot do të depozitojë në sekretariatin e etikës…
Politikë

Flutura Açka kërkon marrjen e masave për gjuhën e kryeministrit në Kuvend: Sot do të depozitojë në sekretariatin e etikës…

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, njëherazi dhe anëtare e Këshillit të Etikës në Parlament, njoftoi gjatë seancës së sotme se do të depozitojë një kërkesë në Kuvend për marrjen e masave ndaj gjuhës së kryeministrit Rama të përdorur ndaj deputetes Jorida Tabaku.

Açka në ndërhyrjen e saj gjatë seancës theksoi se deputetët e opozitës nuk ndihen të zgërlaqur përpara kryeministrit ashtu siç bëjnë kolegët e maxhorancës. 

Pjesë nga diskutimet:

Flutura Açka: Kërkova fjalën dhe dje por duket se llamatimat në këtë krahun këtej nuk punojnë. Kështu që po e marr fjalën sot si anëtare e Sekretariatit të etikës. Meqenëse foli zonja Bushka dua të them dhe unë diçka.

Ajo që ka ndodhur dje ka qenë kulmi i sulmit fyes të kryeministrit. Është e papranueshme, është jo etike që kryeministri përdor atë gjuhë që përdori dje dhe nuk pati asnjë vërejtje. Do t’i mirëkuptoja nëse zoti Balla dhe zonja Bushka do ta merrnin fjalën dje. Nuk e morën dje prandaj të kenë parasysh të jenë korrekt me të djeshmen dhe pastaj të bëjnë vërejtjet e tyre.

Unë do ta depozitoj sjelljen e kryeministrit në sekretariat dhe shpresojmë të merrni masa. Ju keni të drejtën tuaj të silleni të përunjur para kryeministrit, ne nuk e kemi detyrim këtë gjë. Nëse ju ndiheni të zgërlaqur para kryeministrit tuaj, ne nuk e kemi këtë sjellje jo përpara atij, por as përpara kryetarit tonë.

Lindita Nikolla: Ju lutem kursejini këto komente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.