E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të kontrollohen tabulatet e mia me Bashën”/ Berisha bën deklaratën e fortë: Më ka kërkuar mos ta denoncoj Suel Çelën
Politikë

“Të kontrollohen tabulatet e mia me Bashën”/ Berisha bën deklaratën e fortë: Më ka kërkuar mos ta denoncoj Suel Çelën

Librazhd- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i fundit ky që ka deklaruar se ish-kryeministri ka bashkëpunuar me kriminelët për të mbledhur firmat e anëtarësisë. Mes emrave që Basha përmend është edhe ai i Suel Çelës.

Sot nga foltorja e Librazhdit, Berisha ka drejtuar nga kamera librarinë e tij digjitale dhe ka treguar se ka plot 26 denoncime për Suel Çelën. Sa i përket akuzave të Bashës, Berisha sugjeroi që të merren tabulatet telefonike të Bashës me të dhe të kontrollohet se sa herë kreu i PD-së ka kërkuar që Berisha të mos e përmend emrin e Suel Çelës në denoncimet e tij.

“Cilido të vijë këtu te unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen. Suel Çela ja ku dalin 26 statuse në fb tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se të gjitha mediat,.. Merrni pak facebookun e Bashës po ia ka përmendur sikur një herë. Merrni pak tabulatet e bisedave të tij me Berishën duke i kërkuar aman mos ja përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij.

I ka ngelur vetëm shpifja, trillimi dhe tërbimi. Në këto rrethana pengun e urdhëruan të thërrasë Kuvendin e datës 18. Jo vetëm që janë 4200, por e vërteta është se po shkojnë drejt 5000. Ne nuk i publikojmë se ka 3 pengesa të mëdha ligjore që kurrë nuk mund të publikohen. Ligji i të dhënave personale, neni i Kushtetutës që mbron të dhënat Personale dhe Konventa Europiane e të drejtave të njeriut që pengon publikimin e të dhënave personale. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarë, njerëz që s’kanë as ligj e moral. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk riprodhojmë patronazhistët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.