E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të na vijë turp, që nga mua të parit”- Rama kritika të ashpra për pastrimin: E papranueshme! Nuk mban më kjo punë, 30-vjet pa u vënë dorë! Janë kthyer plehrat në fenomen arkeologjik
Lajme

“Të na vijë turp, që nga mua të parit”- Rama kritika të ashpra për pastrimin: E papranueshme! Nuk mban më kjo punë, 30-vjet pa u vënë dorë! Janë kthyer plehrat në fenomen arkeologjik

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së mbajtur me kryebashkiakët dhe prefektët e qyteteve bregdetare, nuk i kurseu kritikat në lidhje me punën e bërë për menaxhimin e plehrave në zonat që ata administrojnë.

Rama bëri autokritikë dhe për punën e qeverisë, ku theksoi se depozitimi i plehrave në këtë vend është një fenomen arkeologjik që ka 30-vjet që ndodh.

Si referencë kryeministri mori Pyllin e Sodës, ku për theksoi se në atë zonë nuk ka shkuar kurrë një dorë që të kryej pastrimin, madje dhe ata punonjës së bashkisë që kanë shkuar i kanë shtyrë plehrat më thellë dhe nuk i kanë pastruar.

“Shqipëria ka problemin e ndotjes së krijuar nga njerëzit. Ky është një turp shumë i madh, që ne nuk mund ta lëmë të bashkëshoqërojë të gjithë rrugën e gjeneratës sonë dhe ne nuk mund të kënaqemi me një progres relative. Sigurisht Shqipëria është sot më e pastër se ç’ishte dje, por në raport me si duhet të jetë Shqipëria sot me volume e plehrave që dergjen rrugëve është absolutisht turp për ne të gjithë. Kur them për ne të gjithë e filloj nga vetja dhe deri te qytetari më i fundit që e ka ndërgjegjjen e vet hedhjen e mbeturinave në rrugë. Është e papranueshme!

Nuk duhet ta bëjmë këtë për fëmijët tanë, ne duhet ta bëjmë këtë për dinjitetin tonë, nuk mundet ne të pajtohemi me këtë. Po ju them një fakt. E filluam këtë plan nga Pylli i Sodës. Ka gati një muaj. A ju besohet se te Pylli i Sodës po vijon akoma pastrimi. Ka gati një muaj dhe nuk mbaron pastrimi nga plehrat. Në një vend ku hedhja e plehrave është kthyer në një fenomen arkeologjik. 30 vjet! Për 30-vjet nuk ka shkuar këmbë njeriu nga Bashkia e Vlorës të pastrojë Pyllin e Sodës. Më e tmerrshme është se sa më thellë futesh në atë pyll aq më shumë ndeshesh me plehra. Që do të thotë se dhe kur kanë shkuar për të pastruar i kanë shtyrë plehrat më thellë. Nuk mban më kjo punë, ndaj duhet të bashkojmë forcat. Bashkia ka kusuret e veta, bashkitë kanë kusuret e veta, policia ka kusuret e veta por duhet të koordinojmë punën të gjithë së bashku.

Kusurin më të madh e kanë individët. Imagjinoni sikur në Francë apo në Gjermani të hidheshin plehra nga xhamat e makinave nuk do të mjaftonin ushtritë për të pastruar”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.