E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mendonte se ishte shtatzene ne spital merr lajmin qe e shokoi
Uncategorized

Mendonte se ishte shtatzene ne spital merr lajmin qe e shokoi

Ishte i frikshëm transformimi i kësaj gruaje, brenda një muaji, duke u shëndoshur në mënyrë të pabesueshme. Bëhet fjalë për Kathryn Murphy, gruaja e cila fillimisht mendoi se ishte shtatzënë pas fryrjes së barkut, dhe bëri testet të cilat i dolën negative

Pas kësaj, kur ajo shkoi në spital dhe bëri të gjitha kontrollet, mësoi lajmin shokues

Mjekët i thanë se barku i ishte fryrë si pasojë e një forme të rrallë të hepatitit nga e cila ishte prekur dhe se kishte edhe disa orë për të jetuar, nëse nuk do të kryente urgjentisht një transplantim të mëlçisë.

Mjekët i thanë se barku i ishte fryrë si pasojë e një forme të rrallë të hepatitit nga e cila ishte prekur dhe se kishte edhe disa orë për të jetuar, nëse nuk do të kryente urgjentisht një transplantim të mëlçisë.

27-vjeçarja u diagnostikua me hepatit autoimun, shkaku i të cilit është i panjohur

Përveç kësaj Kathryn, nga Skocia, gjithashtu kishte edhe cerozë të mëlçisë, shkatërruar nga hepatiti.

E sëmurë rëndë, ajo kishte të vjella dhe nxirrte gjak ndërsa në 30 dhjetor të vitit të kaluar, ra në gjendje kome të detyruar në spitalin e Edinburgut.

Ndërkohë, prindërit e saj u paralajmëruan se, nëse nuk do të kryente transplantim, i kishin mbetur edhe disa orë jetë.

Fatmirësisht, transplanti i mëlçisë u krye nga një dhurues anonim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.