Mortja ndonjëherë ka edhe aparencë babaxhani
Edhe buzëqeshje të qetë.
Edhe sy blu.
Sot jam e tmerruar, si mami, jo si qytetare e Një vendi ku morali ka marrë fytyrën e prijësave. Çfarë ndien sot një nënë që e ka lënë fëmijën e saj në atë derë, tek gjeniu apo tek ajo studio, e qetë dhe me besim? Sa prej tyre po kthehen sot pas në kohë duke kërkuar në kujtesë një fjali që nuk e kuptuan, një heshtje, një sjellje ndryshe, diçka që atëherë u dukej pa rëndësi? Çfare tmerri po përjetojnë ata prindér…
À la ndonjë sociolog Një ide, çfarëpo ndodh me ne? A po shtohen vërtet këto sjellje apo thjesht po zbulojmë një realitet që ka qenë gjithmonë aty dhe që nuk kemi ditur, apo nuk kemi dashur, ta shohim? Kërkova sot studimet për fenomenin në vend dhe përgjigjja nuk më qetësoi Aspak. Një studim mbi të dhënat kombëtare të HBSC 2022, me 1,877 15-vjeçarë, gjeti se 3.7% raportuan se kishin përjetuar abuzim seksual gjatë jetës. Një tjetër studim i UNICEF për Shqipërinë tregon diçka që shpjegon pse ajo që shohim në polici apo në media mund të jetë vetëm një pjesë e realitetit sepse edhe kur njerëzit e njohin dhunën ndaj fëmijëve, raportimi pengohet nga frika e hakmarrjes, pasiguria se ku duhet denoncuar dhe norma sociale që ende e mbajnë dhunën të fshehur. (UNICEF Global) Dhe vetëm një muaj më parë, në shtator 2026, UNICEF publikoi një studim shumë të madh në 21 vende. 1 në 5 fëmijë 12–17 vjeç që përdornin internetin kishte përjetuar brenda një viti një formë shfrytëzimi ose abuzimi seksual të mundësuar nga teknologjia. Më pak se 1% e këtyre përvojave ishin raportuar te policia, punonjësit socialë apo linjat e ndihmës. Mbi 4 në 10 fëmijë nuk ia kishin treguar askujt. (UNICEF Global). Pashë shifra por pas çdo përqindjeje është një fëmijë që mund të ketë heshtur. Dhe diku është një nënë që mund të mos ketë kuptuar asgjë. Dhe sot as ia imagjjnoj dot dhimbjen. Nuk e di nëse shoqëria jonë po bëhet më e keqe apo më në fund teknologjia, denoncimi dhe guximi për të folur po na tregojnë sa shumë gjëra kanë jetuar të fshehura mes nesh. Por ama di që sot pyetja e çdo mami është se nga kush duhet ta ruajë fëmijën? Si ta mësoj ta njohë rrezikun, kur rreziku mund të ketë fytyrën e dikujt të cilit unë vetë i kam besuar?
Po tmerr… tmerr…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


