E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për mosmarrëveshjet me Kurtin për Open Balkan: Mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit…
Publik News

Rama flet për mosmarrëveshjet me Kurtin për Open Balkan: Mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun kosovar Albin Kurti, u ndal dhe në polemikën e krijuar pas refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë në Open Balkan.

Sipas Ramës qëndrimi i ndryshëm për këtë çështje nuk do të thotë që kjo duhet të bëhet pengesë për pengimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Tani mendimi i Shqipërisë, mendimi im lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret as i panjohur. Është një mendim që unë e kam shprehur në krye të herë  dhe në mes të Beogradit, është i njëjti qëndrim nuk ka ndryshuar. Për sa i përket Open Balkan kemi qasje të ndryshme, Duhet të mësoheni me faktin ese edhe kur nuk kemi të njëjtin mendim, kjo nuk duhet të na pengojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka, njëra kokë sheh nga njëra anë, koka tjetër sheh nga ana tjetër dhe trupi qëndron drejt, që do të thotë se shqiponja është e informuar vizualisht në 360 gradë.

Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikon të kapet në befasi pasi sheh kontrollon të dyja anët anët. Jemi shqiponjë me dy koka kur të vijë dita që të jemi shqiponjë me një kokë, rreziku është të kafshojmë veten më shumë se sot që nuk e kemi këtë luks dhe këtë qëllim. Jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve ton, por dhe angazhimin e vendosur në funksion të këtyre marrëdhënieve.

Për Balkanin e Hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit të gjitha debatet të jenë të mbyllura, pastaj i bie që të ndryshojmë emrat, të mos jemi ata që jemi.

Është filozofia e një marrëdhënieve mes njerëzish që nuk rrinë dot pa menduar dhe e kanë problem po të mendojnë njësoj”, tha Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.