Bie zjarr në mjediset e spitalit Covid 3 në Tiranë
TIRANË – Një vatër zjarri është përhapur në mjediset e spitalit Covid 3 në Tiranë, i cili ndodhet në ish-repartin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.
Dyshimet e para janë që zjarri ka rënë në një zyrë të administratës për shkak të një ngrohëseje të ndezur.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe situata në këtë spital po i kthehet normalitetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



