E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Bujqësisë do të privatizojë 1500 objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore
Lajme

Ministria e Bujqësisë do të privatizojë 1500 objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore

Ministria e Bujqësisë ka identifikuar rreth 1500 objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore të cilat rezultojnë ende në pronësi të shtetit dhe që nuk kanë përfunduar procesin e privatizimit.

Për këto objekte propozohet që procesi i privatizimit të bëhet me një ligj të veçantë të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe që pritet që së shpejti të kalojë të futet në procedurë në Kuvend. Sipas relacionit shoqërues, të objektet e mbetura pa përfunduar në procesin e privatizimit janë likujduar, sipas një VKM-je të vitit 1998.

1500 objektet ndahen në pesë kategori. Në kategorinë e parë janë objektet për të cilat ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe i likujdimit. Së dyti, objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe pajisjes me kontratë, por me likujdime të pjeshme ose të papaguara të vlerës së kontratës dhe jo të nënshkruara përpara noterit. Së treti, o bjekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit nga ndërmarrja, dhe është kryer likujdimi i plotë, por nuk është pajisur me kontratë shitje nga ish AQRP të NB-ve.

Së katërti janë objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit nga ndërmarrja dhe është kryer likujdimi i pjesshëm, por nuk është pajisur me kontratë shitje dhe së pesti objekte për të cilat nga ish Drejtoria e Ndërmarrjeve të Braktisura është hartuar një akt – dorëzimi i objekteve, dorëzuar personave privatë dhe për të cilat është bërë një vlerësim sipas akteve në fuqi për privatizimin.

Me anë të projektligjit, Ministria e Bujqësisë thotë se përcaktohen institucionet që do të përfundojnë procesin e privatizimit dhe sipas propozimit ato do të jenë vetë Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave.

Projektligji përcakton se subjektet e interesuara për të privatizuar një nga këto objektet duhet të paraqesin ne Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimti Rural kërkesën për përfundimin e procesit, ku kjo e fundit brenda një afati 5-ditor nga momenti i dorëzimit të kërkesës dërgon pranë Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor, ose Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Bimevë dhe Veterinarisë, të cilat pas verifikimit të dokumentacionit që ndodhet në arkivat e tyre, realizojnë me kontratë shitje sipas legjislacionit në fuqi për shitblerjen e pasurive të paluajtshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.