E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni “Pilot Rroli” në Laç
Lajme

FOTO nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni “Pilot Rroli” në Laç

Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi.

Pamjet nga vendngjarja ku u ekzekutua mëngjesin e sotshëm biznesmeni Rakip (Pilot) Roli.

Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është vënë në pranga në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.

Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.