Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Berisha shkarkon kryetarin e PD-së Lulzim Basha!
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Belind Këlliçi: Do të qëndrojë i mbledhur deri në KUvendin tjetër që do zhvillohet në 22 mars 2022. Në lidhje me vendimin 6 ku u vendos të votohej për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ju bëjmë me dije se pas përfundimit të votimit, sekretariati teknik pasi është bërë rakordimi me procesverballet.
Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit ishin 4934. Nga këta, pjesëmarrës në votim janë 4491 delegatë. Nga këto: pro shkarkimit të kryedemokratit, 4446 delegatë, kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



