“Ishin me kapuç dhe mbanin armë”- Berisha bën përgjegjës Bashën për personat e armatosur në PD: Do mbaj përgjegjësi ndaj çdo akti dhune
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë publik nga Belind Këlliçi se persona të armatosur kanë kërcënuar anëtarët e rinj të FRPD-së të cilët ndodheshin pranë zyrave të tyre.
Nga ambientet e jashtme të selisë blu Berisha shprehet se bandat e ish-kryetarit Basha kanë pushtuar selinë dhe kjo është një finale e turpshme dhe kriminale.
“Kriminale. Një finale e turpshme deri në kriminale e peng Bashës i cili ka mbushur selinë me banda të armatosura dhe këta banditë me armë kanë kërcënuar tërinjtë e forumit rinor të PD-së. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtet të njerit që për karrigen e tij mori bandat e armatosura dhe i solli në selinë e PD-së.
E garantoj që do mbaj përgjegjësi për çdo akt dhune që do të ushtrojnë banditët e tij në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që na kthenin armët ne dikur ne ishin kriminelë të Sigurimit të Shtetit, ata që na kthenin armët ne ishin banditë të ish-diktaturës, por që kryetari, ish-kryetari të na kthejë armët kjo përbën një krim të shëmtuar dhe të gjithanshëm”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



