E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albana Vokshi dhe Evi Kokalari rikthehen në selinë e PD: Ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë, nuk është më kryetar
Politikë

Albana Vokshi dhe Evi Kokalari rikthehen në selinë e PD: Ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë, nuk është më kryetar

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është shfaqur më në selinë e Partisë Demokratike pasi në këtë godinë, ambasadorët e akretiduar në vendin tonë zhvilluan një takim me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Por këtë të mërkurë, ka qenë kryetarja në detyrë e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi e cila ka mbërritur në selinë blu rreth orës 15:00 së bashku me Evi Kokalarin për të mbajtur mbledhje me anëtaret e Forumit.

Vokshi teksa konstatoi se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte, ka informuar se mbledhja me gratë e Forumit do të mbahet në katin e dytë të godinës së selisë blu.

Vokshi i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet nga detyra pasi siç tha ajo, delegatët e kanë shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Informoj deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë të Kuvendit e kanë shkarkuar unanimisht në 11 Dhjetor ai nuk është më kryetar i PD, dua ta informoj se kjo godinë e seli i takon të gjithë demokratëve nuk mund të sillet sikur është në pronë të tij.

Ne nuk do ndalemi asgjë se pengon dot vullnetin e sovranit. E ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë mos e zgjasë më agoninë e tij politike

Hera e fundit që isha ka qenë mbrëmë e ka ndërruar pa asnjë njoftim, do ngjitemi në kat të dytë me mbledhjen e komisionit e për cdo vendim do ju njoftojmë”, tha Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.