E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Preç Zogaj zbërthen mesazhet e Kuvendit të 11 Dhjetorit: Berisha iu drejtua gjykatës
Publik News

Preç Zogaj zbërthen mesazhet e Kuvendit të 11 Dhjetorit: Berisha iu drejtua gjykatës

Analisti Preç Zogaj ka komentuar zhvillimet në PD në emisionin Opinion, teksa u shpreh se me drejtimin në gjykatë për statutin e votuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ‘beteja’ e Berishës bëhet ligjore dhe jo më revolucionare.

“Berisha zgjodhi me vetëdije të ndiqte një rrugë të tijën, të ndryshme nga ajo që është sanksionuar në Statutin e PD-së. Në këtë mënyrë i dha një armë zotit Basha për të mos i pranuar si të ligjshme vendimet që u morën në stadium. Ndoshta nisur nga ideja se po udhëhiqte një revolucion që i shkruan rregullat nga e para, ndoshta për të poshtëruar kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Asnjë palë e dytë apo një palë mbi palët nuk mund ta dijë sa delegatë më të drejtë vote morën pjesë.

E vetmja mundësi që ofruan organizatorët ishte “na besoni”. Edhe diktaturat flasin e veprojnë në emër të vijës së masave, popullit, shumicës – tha më tej Zogaj, ndërsa shtoi se dallimi mes vijës së masave në diktaturë dhe shumicës në demokraci është se e para shihet si turmë, kurse demokracia është një tërësi individësh të lirë.

“Bolshevikët, nga vetë fjala, vepronin në emër të shumicë. Dallimi mes vijës së masave në diktaturë dhe shumicës në demokraci është se e para shihet si turmë, kurse demokracia është një tërësi individësh të lirë. Në momentin kur thirren për të marrë një vendim procedura dhe rregullat bëhen esencë e demokracisë.

Prandaj kemi një korpus kaq të gjerë ligjesh e rregullash që rregullojnë çështjet e votimit. Por ka një ngjarje që i ka dhënë një drejtim tjetër zhvillimeve, Pala e Berishës i është drejtuar gjykatës. Nga ky moment beteja bëhet ligjore,- nënvizoi Zogaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.