Përplasjet brenda PD-së/ Pas largimit nga forumi i gruas, Albana Vokshi shkarkohet edhe nga…
Tiranë-Nuk ndalen përplasjet brenda demokratëve. Linja zyrtare e PD-së, e përfaqësuar nga Basha po spastron nga strukurat drejtuese të gjithë ata që njihen si mbështetësit e Berishës.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që të largojë nga posti i kryetares së komisionit parlamentar të Shëndetësisë, deputeten e PD-së, Albana Vokshi.
Vokshi është shkarkuar edhe nga pozicioni i kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë.
Gjithashtu mësohet se Basha do të largojë edhe drejtues të tjerë të komisioneve parlamentare në rang sekretarësh apo nënkryetarësh që i janë bashkuar Foltores së Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



