“Për nder e bënë këta qentë!”/ Rexhep Uka kujton fjalët e veteranit komunist: Ishte komplimenti më i bukur! Sot ditë reflektimi dhe jo
Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e PD-së Rexhep Uka deklaroi se pavarësisht motivit të thirrjes së tij, Kuvendi do të jetë një stacion për të çuar më tej demokracinë tonë të brishtë.
“Shqiponja më dy krenat nuk e ka fajin, boll me qenë të fortë si ajo dhe të mirat vijnë pas”, u shpreh ai.
Uka solli në vëmendje të gjitha kontributet e PD-së në fillimet e pluralizmit, ndërsa kujton edhe fjalët e një veterani komunist.
“Përderisa me veshët e mi kam dëgjuar nga një komunist veteran, ‘për nder e bënë këta qentë’, a ka kompliment më të bukur! Përmbysja e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ishte vepër e lëvizjes studentore, akti më i lartë pas Shpalljes së Pavarësisë. Askush nuk u mburr, askush nuk pretendoi pronësinë dhe autorësinë e asaj vepre. Grupi unë i parë parlamentar për herë të parë shpalosi një fjalor që kurrë më parë nuk ishte përdorur më parë, “Faleminderit Amerikë!”, tha ai.
Uka u shpreh se: “Sot nuk është ditë leksionesh as predikimi. Është ditë mesazhi, tubim reflektimi, kthimi i Shqipërisë te Evropa, liri demokraci. Të bësh fajtor sot një njeri të vetëm për gjithçka që po kalojmë, përveçse fetish ndaj tij, është e gabuar dhe aspak e ndershme. Nëse mbizotërojnë interesat vetjake atëherë çdo gjë zhbëhet dhe sjell zhgënjim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



