E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi publikon videon për personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, thirrje Ramës: Mos fol, lëre SPAK të shprehet
Lajme

Monika Kryemadhi publikon videon për personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, thirrje Ramës: Mos fol, lëre SPAK të shprehet

Kryetarja e LS-se ka Monika Kryemadhi ka publikuar videon ku sipas saj personat e përfshirë  në aferën e inceneratorëve nisin që nga kryeministri Edi Rama, këshilltari i tij Ëngjëll Agaçi dhe arritur te ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua nga SPAK pikërisht për këtë çështje.

Kryemadhi i referohet deklaratës së kryeministrit në ‘Zonë e Lirë’ të premten i cili deklaroi se SPAK nuk i ka marrë të gjithë nën hetim, por është ndalur vetëm te Lefter Koka.

“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet!”, thekson Kryemadhi.

Ndërkohë që Edi Rama tha se SPAK nuk ka ngritur asnjë pretendim për procedurat e ndjekura, ndersa shtoi se përgjegjësia është individuale. “Rezultati është aty. I gjithë zinxhiri i ndjekur i procedurës nuk rezulton të jetë problematik nga ata që hetojnë” , deklaroi Rama.

Nga ana e saj Kryemadhi vë në dukje se sipas SPAK, që pas Lefter Kokës hetimi është në zhvillim e sipër. “…nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e koncensionit, në kundërshtim me nenin 16 të ligjit nr.125/2013 “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat…”- thuhet në njoftimin e SPAK së cilës i referohet edhe Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.