Digjet afati, Basha edhe pas dy ditësh nuk nxjerr emrat e delegatëve të Kuvendit, polemikat për prezencën familjare
Afati për shpalljen e emrave të mbi 5 mijë delegatëve që morën pjesë në Pallatin e Kongreseve skadoi dhe se Basha dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi nuk e mbajtën fjalën për të kryer transparencë dhe publikuar listën e plotë të pjesëmarrësve në Kuvendin e 18 dhjetorit.
Edhe pse e gjithë e diela ishte në dispozicionin e tyre, as Basha dhe as Gjana nuk dolën në konferencë, për t’i bërë publike emrat, siç edhe vetë premtuan ditën e shtunë, njëri pas tjetrit.
Ky veprim i tyre vjen në kulmin e debateve dhe polemikave mbi numrin real të delegatëve që u ulën në karriget e Pallatit të Kongreseve, ku pati dhe një numër të madh të tyre , që u identifikuan me foto se ishin prezent me pjesëtare familje.
I tillë ishte dhe rasti i zonjave që merren me pastrimin në selinë e PD-së të cilat u shoqëruan në Kuvend dhe nga anëtarë të tjerë të familjeve të tyre dhe madje votuan.
Një sërë veprimesh pasuan Kuvendin e të shtunës, që nga ndryshimi i kapaciteteit të Pallatit të Kongreseve në faqen e Wikipedias, e deri te akuzat e ndërsjella për përdorimin e demokratëve, vetëm për mbushjen e sallave.
“Kështu ka qenë, kështu do jetë edhe nesër, siç u bë e ditur nga Sekretariati, identiteti i 5004 zonjave dhe zotërinjve. Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm,”– tha Basha të shtunën.
Ndërkohë që më herët ishte Jemin Gjana ai që deklaronte në Pallatin e Kongreseve: Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë të Kuvendit. Duke theksuar se këto 5004 zonja dhe zotërinj nuk janë numra, janë emra, firma, identitete. Si kryetar i këtij komisioni i kërkoj strukturës së PD që nesër pasi të jenë hedhur në sistem 5004 emrat që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Kuvend të bëhen publike. E kemi diskutuar t’i bënim këtu në sallë publike, por e filluam me një orë punimet e Kuvendit.
Tashmë po afrohen 48 orë nga koha kur Jemin Gjana bëri këtë premtim, dhe ndoshta e diela ka ndikuar në kthimin e pushimit në PD, dhe hedhja e emrave në sistem ka vonuar. Sot mbase zgjohen nga selia blu dhe i publikojnë emrat e mbi 5 mijë delegatëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



