Basha: Tani shqiptarët do ju djegin edhe ju, si kartat e fundit të korrupsionit
Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli në Kuvend dy ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe në përgjigje të deklaratave të ministres Elisa Spiropali, tha se “ajo që keni parë nuk është një proces deligjitimimi, por legjitimimi më i lartë, pastrimi i një force politike nga mbeturinat e komunizmit”.
“Jeni mbi disa kuaj, kalin e korrupsionit që vijon përditë, i kanë neveritur deri në palcë socialistët. Mbi përpjekjen tuaj për ti shtuar dy armëve tuaja kundër mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionit dhe politikanit të inkriminuar edhe bashkëpunimin e trekëndëshit të Bermudës, por kjo e fundit do ju lidhë pazgjidhshmërisht edhe në fundin tuaj, sepse standartet e vendosura në luftën kundër korrupsionit nga SHBA nuk mund të jenë të ndryshme”.
Për Bashën, qeveria është “landfilli ku mblidhen bashkë interesat e krimit të organizuar, interesat e korrupsionit e kështu qëndroni në krah të njëri tjetrit dhe të shkuarës më të shëmtuar 30 vjecare të këtij vendi.
Ndaj kur të merrni këtë foltore e të flisni për legjitimitetin e PD mbani mend dy gjëra, kartat me të cilat hytë në parlament ua kemi djegur në dorë, tani shqiptarët do ju djegin edhe ju, si kartat e fundit të korrupsionit të krimit të organizuar armiqtë e përbetuar të mirëqenies së tyre.
Zotimi ynë është ta bëjmë këtë një orë e më parë ta bëjmë këtë duke u mundësuar rikthimin e shqiptarëve tek kutitë e votimit pa policinë e keqpërodrur e krerët e policisë në shërbim të krimit të organizuar”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



