“Hera e dytë që e zini në gojë”, Spaho i kthehet keq Spiropalit: Keni frikë nga “Foltorja”, prisni dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen ministres Elisa Spiropali në Kuvend.
Reagimi i Spahos ka ardhur pasi Spiropali e ka përmendur disa herë Foltoren e ish-kryeministrit Berisha disa herë teksa ka repilkuar me Bashën.
Spaho u shpreh se e kupton frikën që ndjen qeveria nga Foltorja, por për fat të mirë shqiptarët do të dinë që ti japin përgjigjen e duhur qeverisë.
“Është hera e dytë që zini në gojë Foltoren, doni të sulmoni në thonjëza njëri tjetrin, edhe pse nuk ka asnjë arsye. E kuptoj frikën që ju vjen nga Foltorja, për fat të mirë shqiptarët e dinë këtë, prisni dhe do të kuptoni”, u shpreh Spaho
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



