E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shkelmua dera për të hyrë ish-kryeministri/ “E shëmtuar futja e njerëzve me armë dhe banditëve në selinë e PD”, Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë revolucionin
Politikë

U shkelmua dera për të hyrë ish-kryeministri/ “E shëmtuar futja e njerëzve me armë dhe banditëve në selinë e PD”, Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë revolucionin

të PD-së Lulzim Basha se atë dhe përfaqësuesit e tij nuk i ndalin as ndryshimi i bravave apo dhe forca.

Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shkallmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’.

Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste. Ose është pakicë banditeske. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengbasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar. Siç është i shëmtuar, futja e eksponentëve të armatosur te qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve. Kjo është selia e lirisë, dhe jo e armëve. Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha as këta zotërinj të përkohshëm që ka bërë lojë me brava. Ka bërë lojë me brava në mënyrë të turpshme. E ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava. S’ka bravë, forcë, s’ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij. Edhe një herë, besoj se u shpreha qartë.”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.