E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I kapet tollumbacja e mbushur me kokainë
Lajme

I kapet tollumbacja e mbushur me kokainë

Një 41-vjeçar në burgun e Kukësit ka përdorur vajzën e tij të mitur për t’i çuar kokainë.

50 gramë lëndë narkotike u gjendën brenda një tollumbaceje në xhepin e xhupit të vajzës 9 vjeçare.

E vogla është kontrolluar nga efektivët e Policisë në burgun e Kukësit para se të futej të takonte të atin që ndodhej në paraburgim, një 41-vjeçar me inicialet G.I…

Mirëpo gjatë kontrollit, efektivët kanë zbuluar se 9-vjeçarja kishte kokainë në xhepin e xhupit. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

“Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria,” shkruan policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.