Komisioni i Rithemelimit të PD mbërrin në selinë blu, mungon Sali Berisha
Komisioni i Rithemelimit të PD ka mbërritur në selinë e PD, për të mbajtur një konferencë për mediat.
Komisioni i Rithemelimit të PD ka shkuar sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha mungonte. Me sa duket për të zhvilluar mbledhjen e radhës, anëtarët e Komisionit kanë hyrë në PD të ndjekur nga kurioziteti maksimal i mediave, ndërsa janë futur në një prej sallave.
Të pranishëm ishin Albana Vokshi, Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Belind Këlliçi etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



