E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do të bëhesh milioner”/ Kush është bosi izraelit që u arrestua për call center-at në Shqipëri?
Lajme

“Do të bëhesh milioner”/ Kush është bosi izraelit që u arrestua për call center-at në Shqipëri?

Policia ka finalizuar me sukses një mega-operacion, që ka çuar në arrestimin e 28 personave, përfshirë edhe pronarin izraelit të një Call Center-i, Rafael Genish.

Sipas “News24” rrjeti i Call Centrave që operonte në Shqipëri e kryesisht në Tiranë ishte bërë pjesë e një skeme mashtrimi në shumë vende të Evropës, ku “pre” kanë rënë mijëra qytetarë evropianë. Atyre i është kërkuar që të investojnë në bursë e teksa kanë kryer këtë veprim, paratë janë zhdukur.

Denoncimet kanë qenë të shumta, si nga autoritetet ndërkombëtare, por edhe nga qytetarët shqiptarë të cilët janë prekur nga ky mashtrim. Lidhur me këtë rast, pritet që policia të japë detaje zyrtare, në një konferencë që është paralajmëruar për në orën 14:30./ BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.