Gjendet në Kavajë makina e viktimës, u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin.Një ditë pas krimit, policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët.
Mësohet se mjeti i autorëve është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës. Pas vrasjes së të riut autorëve nuk iu është ndezur makina e tyre, ndaj dhe e kanë djegur në vendngjarje, duke u larguar me mjetin e viktimës.
Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



