E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt për makinën luksoze para Bashkisë
Lajme

Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt për makinën luksoze para Bashkisë

Artan Hoxha shkruan se mjeti tip “Mercedes-Maybach S-Class 2021”, kushton së paku 185 mijë dollar, duke mos lënë pa komentuar edhe akuzat e Veliajt.

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me dyshimet se ky i fundit mund të ketë në pronësi makinën “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”. Me anë të një postimi në Instagram, Hoxha shkruan se mjeti tip “Mercedes-Maybach S-Class 2021”, kushton së paku 185 mijë dollar, duke mos lënë pa komentuar edhe akuzat e Veliajt. Gazetari shkruan se një makinë e tillë mund të përvetësohet vetëm me një “gjobë” të majme.

“Mercedes-Maybach S-Class 2021… Ka çmim fillestar prej 185,950 dollarë dhe kushton pothuajse 25,000 dollarë më shumë se SUV i klasit Maybach GLS. Vetem pas nje gjobe te madhe, nga ato me vule shteti, mund te bejne nje dhurate te tille endrash…,”-shkruan Hoxha.

Por si nisi përplasja mes tyre?

Pas publikimit të të dhënave lidhur me targat e makinave, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ishte i interesuar që të dinte se cili ishte pronari i mjetit luksoz që parkohej para Bashkisë së Tiranës, me targat e personalizuara “EV”. Sot, Veliaj iu pergjigj duke u shprehur se e gjitha ishte e stisur nga mediat për ta sulmuar, duke akuzuar se përdoret edhe për gjovëvënie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.