Aleanca Qytetare për Demokracinë/ Basha takime intensive me strukturat e krerët e degëve, sot në Dibër, tur takimesh në rrethe
Aksioni politik në terren/ Basha sot në Dibër me kërkesë të degës, në fokus të axhendës Aleanca Qytetare për Demokracinë
Kreu i PD Lulzim Basha është sot në Dibër, teksa burime nga PD bëjnë me dije se kreu i selisë blu, ka udhëtuar drejt qarkut veri-lindor me kërkesë të degës dhe demokratëve të atjeshëm.
Takimet vijnë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u përdorën nga aksioni politik i Berishës.
“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”,- tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



