E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohet se ka fshehur 515 mijë euro, ish-deputeti Myslim Murrizi kallëzohet në prokurori!
Publik News

Akuzohet se ka fshehur 515 mijë euro, ish-deputeti Myslim Murrizi kallëzohet në prokurori!

Myslim Murrizi, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës.

Burime të Panorama.al bën të ditur se ish-nënkryetari i Kuvendit akuzohet nga Policia e Shtetit se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale.

Mylsim Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së. Ish-deputeti i PD-së akuzohet nga policia për dhjetëra transaksione bankare të pajustifikuara që shkojnë në shifrën prej 515 mijë euro.

Ish-deputeti Murrizi, këto veprime i ka bërë me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm. Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton qysh prej vitit 2010 e në vijim.

Mësohet se informacioni policor i është dërguar prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të mëtejshme. Sipas policisë, Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me 3 vite burgim për akuzën e mitmarrjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.