E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon takimi me Bashën, zëvendës ambasadori amerikan 60 minuta në selinë e PD
Lajme

Përfundon takimi me Bashën, zëvendës ambasadori amerikan 60 minuta në selinë e PD

Ka zgjatur rreth një orë vizita e Zëvendës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD.

Smith ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.