E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ISHSH ndalon 4 zyrtarë në Gjirokastër të futen në zyrë
Lajme

ISHSH ndalon 4 zyrtarë në Gjirokastër të futen në zyrë

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror nuk ka lejuar sot hyrjen në zyra të katër zyrtarëve të administratës publike në qytetin e Gjirokastrës.

Ky veprim vjen në kuadër të zbatimit të urdhrit në fuqi nga qeveria shqiptare për vaksinimin e punonjësve të administratës publike, ose paraqitjen e një testi PCR çdo 5 ditë për të aksesuar në vendin e punës.

Te katër punonjësit rezultonin të ishin të pa pajisur me certifikatë vaksinimi, pa test PCR negativ, pa shënim nga mjeku i familjes, si dhe pa shënim nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor.

ISHSH informon se kontrolle të tilla po shtrihen në të gjithë territorin e qarkut për të mbikqyrur zbatimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.