E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet punësimi i gazetarëve në KLSH me 1 milionë lekë paga
Lajme

Zbulohet punësimi i gazetarëve në KLSH me 1 milionë lekë paga

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një sërë punësimesh të reja, duke afruar ekspertë me përvojë për rritjen e performancës. Por mes këtyre punësime rezultojnë të jenë punësuar edhe gazetar apo të afërm të gazetarëve, të cilët marrin paga si ekspert të jashtëm pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një nga këta ekspertët e jashtëm, është edhe Habjon Hasani, një gazetar që menaxhon një portal në Tiranë. Sipas të dhënave që rrodhën në media, në database-n e pagave, Hasani rezulton të jetë Inspektor i Shërbimit Civil, pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, me pagë 1 milion lekë çdo muaj.

Në këtë pozicion, Hasani është emëruar si ekspert i jashtëm, pa asnjë konkurs dhe mbi të gjitha vijon të paguhet sistematikisht, pa shkuar asnjë ditë në punë. Prej shumë muajsh, ai paguhet nga taksat e shqiptarëve, për të bërë ekspertin ose audituesin në institucione. Ekspert pa shkuar asnjë ditë në punë/ Zbulohet punësimi Por, Hasani jo vetëm që ska bërë asnjë ditë punë, por nuk është pjesë e asnjë ekipi pune të auditit tek Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Para pak kohësh, disa gazetarë u anatemuan nga mediat se punësonin si këshilltarë pranë Ujësjellësit të Tiranës. Sot është e njëjta situatë, ku fondet publike po shpërdorohen nga “gazetarë ekspertë” që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.