E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës
Lajme

Grida Duma: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës

E rëndë ta shohësh te shkallët e PD-së të thotë…

Nënkryetarja e PD Grida Duma ka dënuar dhunën e përdorur sot sipas saj nga Sali Berisha në selinë e PD.

Duma thotë se është e rëndë të shihje Berishën në shkallët e PD të thotë që nuk ka dhunë, kur janë të gjithë të traumatizuar.

“Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhunën, zonjat që ishin brenda. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership i cili i vjetër, shumë i vjetër….. Në telefon thoja hajdeni futuni normal. Ata që janë zgjedhur nga populli, duhet të gjenin mënyrën të vinin të diskutonin qetësisht. Nuk besohej që dhuna, sharjet, fyerjet të ndodhnin mes demokratëve.  

Që mund të ndodhte e imagjinoja, por nuk mund të imagjinohet më që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Është një fatkeqësi për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës sot të bëjmë protesta me gaz kundër njëri-tjetrit. Kërkohet zgjidhje. Jo për ne që jemi këtu, nuk është cështje godine, saldimesh, është cështje njerëzish që besojnë në kauza reale. Distancohem nga dhuna është pak të thuash, e dënoj dhunën është shumë, duhet ndëshkuar dhuna. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë ta shohësh në shkallët e PD-së të thotë që nuk ka dhunë kur janë të gjithë të traumatizuar”, tha Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.