E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Diversiteti i veprimeve tona nuk do të njohë kufi”/ Berisha tregon strategjinë për marrjen e selisë blu: Ju e patë sot…
Politikë

“Diversiteti i veprimeve tona nuk do të njohë kufi”/ Berisha tregon strategjinë për marrjen e selisë blu: Ju e patë sot…

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi strategjinë si të do të veprohet më tej për marrjen e selisë së PD. Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se diversiteti i veprimeve nuk do të ketë kufi.

1

Berisha i qëndroi idesë së tij se protesta e sotme nuk ishte e dhunshme, pasi sipas tij asnje qytetar nuk u gervisht.

“Policia nuk mund të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike,

Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese, fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur dëshmon karakterin paqësor të kësaj proteste. Në këtë aspekt është fituar jo pak.

E patë sot se cila është PD, e keni fjalën për peng Bashën, për ndërtesën që mban peng Basha, se PD u duk qartë sot. Kjo parti mund ta faktojë edhe në mënyrë të fuqishme, por ka ndërmend të qëndrojë besnike e non violencës. Tani i kemi çift. Një çift i zi për jetën e shqiptare. Çifti Rama-Basha. Diversiteti i veprimeve tona nuk do të njohë kufi”,tha Berisha.

Protesta tha Berisha, kishte qellim te hapte dyert e blinduara te selise.

“Protesta e demokratëve ishte krejtësisht paqësore. Kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara të mbyllura nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Në fakt, protesta dyert i hapi. Nderim të madh të gjithë atyre protestuesve të cilët me guxim, vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindat e Edi Ramës dhe peng Bashës pa gërvishtur qoftë edhe një person të vetëm. Por natyrisht sasitë e mëdha të gazit që u përdorën të cilat tejkalonin çdo lloj limiti ka patur ndër të tjerë kolegë tuaj, fotografë të shquar si Felix Bilani, nga toksiteti i gazit, pothuajse po humbisnin ndjenjat dhe më shumë. Banditët e Edi Ramës u panë duke qëlluar me të gjitha mjetet mbi demonstruesit. Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv, të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë, rreth 40 protestues. Ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata kanë sot vetëm një pyetje, kur do të kthehemi përsëri”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.